Kujtim X – Shaqir Shaqiri

Kujtim X – Shaqir Shaqiri

Baca Ramadan

 

Baca Ramadan për mua dhe shokët e mij të idealit ka qenë dhe mbetet njëri prej tribunëve më të mëdhenj të kombit dhe njëra nga figurat më markante të lëvizjes sonë për clirim dhe bashkim kombëtar. Janë të rrallë burrat që në qarqet atdhetare kanë gëzuar respekt cfarë ka gëzuar Ramadan Shala.

Për figurën e Bacës Ramadan, Nezir Gashi, mes tjerash thotë:” Të rrallë janë ata që janë torturuar më shumë se Ramadan Shala… Ai u torturua në mënyra të rënda. Të gjitha rrobat i kishte me  gjak, sepse ai assesi nuk i tregonte se cilët njerëz, në cilat vende takoheshin ata që ishin kryesorë në këto grupe dhe celula. Edhe organet e UDB-së shumë shpesh kanë thënë se njeri më i fortë se Ramadan Shala nuk gjendet në këto urgje.”

Kurse mua, edhe sot e kësaj dite, më tingëllojnë fjalët e Teki Dervishit që m´i pat thënë pas daljes nga burgu: Baca Ramadan është njeriu më i fuqishëm që ka lindur nëna! Torturat që i ka përjetuar ai nuk do t´i përballonte askush… Jo. Nuk ka shqiptarë më të qëndrueshem se Baca Ramadan!”.

Lëvizja Revolucionare për Çlirimin dhe Bashkimin e Shqiptarëve, e cila më pastaj u bë e njohur me shkurtesën LRBSH.

Kurse, miku i tij i idealit A. Pireva, me të drejtë thot: “Nuk di të ketë pasur të burgosur politikë shqiptar të ketë bërë më shumë ditë grevë urie sesa Ramadan Shala. Gjatë hetimeve ishte torturuar aq shumë sa nuk ka mund të qëndronte në këmbë dhe nuk ka mund ta mbante e ta kapte me dorë as lugën për të ngrënë dhe as lapsin për të shkruar…

Ai nuk i fshihte fare pikëpamjet politike e kombëtare para askujt, andaj as para zyrtarëve të policisë. Pa kurrfarë ngurrimi u thoshte se luftonte për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve me Shqipërinë dhe se këtë luftë nuk do ta pushonte kurrë deri sa të realizohej ky ideal gjithëkombëtar”.

Qëndrimi heroik i Ramadan Shalës në gjyq dhe në burg ka qenë gjithmonë udhërrëfim se si duhet qëndruar kur duhet mbrojtur idealin kombëtar. Ai kurrë nuk pranonte kompromise dhe i tillë ishte sidomos kur ishte fjala për çështjen kombëtare. Dhe, ndonëse me pikëpamje politike ishte demokrat, ai e dinte fort mirë se me mjete demokratike dhe pacifiste nuk fitohet liria. Ai e dinte fort mirë se të vetmën gjuhë që njeh serbi është gjuha e barrotit, prandaj në intervistën dhënë në fletushkën ”Drita” 3/06, mes tjerash thot: “Më 17 shkurt 1982, kur formohet Lëvizja për Republikën e Kosovës, aty janë përcaktuar për mënyrën paqësore, e jo për luftë! LDK-ëja veç e ka trashëguar këtë… Paksa e çuditshme, si është e mundur që një vend i okupuar mund të çlirohet nga okupatori me politikë, pa luftë?!”.

Baca Ramadan nuk e duronte lajthitjen nga e vërteta për kurfarë arësyeje, prandaj atyre që pas luftës së fundit në kosovë Fadil Hoxhën e varrosen me ceremoni shtetërore, jua la shumë më herët mendimin e vet… ”Po, pse nuk e thotë gjithë atë që e di Fadil Hoxha? E, ai di shumë, sepse sa herë na i ”prenin petkat” në Jugosllavi, ai ishte në sofër të parë, pra dinte se çdo të pësojë populli. Ata që kanë qenë në pushtetin jugosllav kanë bërë vepra të tilla, që po qe se flasin hapur e me sinqeritet, kjo do të jetë një akuzë e rëndë ndaj vetvetes”.

Dimension për vete, e që gjithsesi duhet përshëndetur është se në këtë libër po përmenden emra të shokëve të Bacës Ramadan ngase shumë rrallë (ose vetëm shkarazi) janë përmendur figurat emblematike të lëvizjes, sic janë Mustafa Venhari, Ahmet Haxhiu, Zeqir Gërvalla, Kadri Kusari, Din Spahiu, Hyda Dobruna, Teki Dervishi, Shefqet Deçani, Seladin Daci, Nezir Gashi, Ahmet Zeka, Ejup Kastrati, Jahja Turjaka, Mehmet Krasniqi, Asim Vula, Nuredin Spahiu, Sylë Shala, Avni Lama, Sabit Ratkoceri, Ahmet Zeka, Ahmet Haxhiu, Xajë Nura, Esat Myftari, Fazli Grajqevci (të cilin e mbyti në burg me tortura barbare UDB-ja famekeqe), Fehmi Elmazi, Adil Pireva, Fatmir Lama, Hilmi Rakovica, Remzi Baloku, Avdyl Shala, Hazir Shala, Nimon Podrima, Vezir Uka, Azem Beqiri, Enver Mehmeti, Hysen Daci, Xhafer Mahmutxhiku dhe Mehmet Krasniqi.

 

Shaqir Shaqiri, janar 2016