Kujtim IX – Hidajet Hyseni

Kujtim IX – Hidajet Hyseni

Ramadan A. Shala, një nga njerëzit e gjeneratës së atdhetarëve ta mëdhenj

 

Artikulli është fjalë e z. Hidajet Hyseni, lexuar në akademinë përkujtimore kushtuar atdhetarit Ramadan A Shala.

 

Vlerësimi dhe afirmimi i veprimtarisë atdhetare të brezave prijatarë të lëvizjes sonë çlirimtare, e bënë edhe më të shkëlqyeshme epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprën e luftëtarëve dhe drejtuesve të saj. Ramadan Shala, bashkë me atdhetarët si Adem Demaçi, Kadri alimi, Ali Aliu, Metush Krasniqi, Sadik Tafarshiku, Hyrije Hana, etj. Si këta përbëjnë plejadën e viganëve që ringjallën lëvizjen tonë çlirimtare, shpëshherë të goditur, shpeshherë të dëmtuar dhe po aë herë të ringjallur me gjakë e sakrifica.

Siç e theksonte me të drejtë Ramadan Shala lëvizja, brezat e ndryshëm të lëvizjes sonë atdhetare, përbëjnë një vazhdimësi të pandërprerë dhe pikërisht në këtë vazhdimësi, në këtë bashkim brezashka qëndruar dhe qëndron edhe sot forca e saj e pamposhtur. Vepra e Ramadan Shalës është e madhe dhe e pasur dhe, konsideroj se për të do ë mund të flasin më mirë bashkëveprimtarët e tij dhe studiuesit tanë të respektuar. Mua më lejoni të ndalem kalimthi vetëm në dy aspekte të veprës së tij madhore: idealin e pastë atdhetar e liridashës dhe vizionin e pjekur dhe të operacionalixuar për realizimin e idealit të tij jetësor. Ideali i tij ishte i qartë dhe i pandryshuar. Çlirimi dhe bashkimi kombëtar për të ishin yll polar, drejt të cilit i duhet ecur në çdo situatë dhe në çfardo rrethanash qoftë. Ai jepte shembullin se si duhet kombinuar detyrat strategjike me ato programore, pa konfrontim dhe përjashtim të njëra tjetrës.

Ramadan Shala nuk mjaftohej vetëm me proklamimin e qëllimeve dhe aspiratave, por angazhohej me fjalë dhe me vepër, me veprim e organizim dhe për jetësimin e tyre. Ai nënvixonte në vazhdimësi nevojën e bashkimit të të gjitha potencialeve të lëvizjes sonë, përdorimit të të gjitha formave, të luftës dhe të organizimit, kobinimit dhe zëvëndësimit të tyre në përputhje me rethanat dhe kniukturat e krijuara. Ramadan Shala dhe shokët e tij, qysh atëherë dhe në vijimësi ishin të bindur në domosdonë e betejës finale dhe ballafaqimit të armatosur me çizme gjakatare serbomadhe.

Në përvojën tonë më të re u dëshmua edhe një herë se, sa i drejt ishte ky përcaktim i atdhetarëve tanë të tipit të Ramadan Shalës.

Prandaj sot, kur nderojmë dhe përkujtojmë Ramadan Shalën, duhet tí kthehemi sërish përvojes dhe porosive të tij dhe brezit të tij, si një bazë e pagabueshme edhe për sfidat tona aktuale. Mënyra më e mirë për të nderuar atëdhetarët, siç do të thoshte dëshmori Bahri Fazliu, është ecja rrugës së tyre, vazhdimi dhe sendërtimi i amanetit të tyre. Programi kombëtar e demokratik i brezit të Ramadan Shalës, është bërë sot përcaktim plebishitar i një populli të tërë dhe askush nuk kat ë drejtë të luajë dhe licitojë më të. Lavdi veprës atdhetare të Ramadan Shalës dhe plejadës së tij të lavdishme.

 

 

Fokusi 16 shtator 2005 Shkruan: Hydjet Hyseni