Kujtim XI – Ibrahim Kelmendi

Kujtim XI – Ibrahim Kelmendi

BACA DAN – KORIFE KOMBËTAR

 

Emrin e Ramadan Shalës e kam dëgjuar qysh në vitet e 60-ta, kur isha fëmijë. Ndodhi sepse në të njëjtin rreth të bashkëveprimtarëve ishte edhe Djali i Xhaxhait, Imer Kelmendi, dhe stërnipi Nezir Gashi (Graboci i pejës). Ata shpesh ishin bashkë dhe na kuvendonin, në odën e Familjes tonë të madhe, e njohur në atë anë si Oda e Vuthjanëve (në Llabjan të pejës).

Për veprimtarin e Bacit Dan në ato vite, para se të arrestohej, për torturat ekstremisht barbare ndaj Tij në burgje, për veprimtarinë pasi i ka vuajtur dënimet, duhet të kenë rrëfye bashkëveprimtarët e tij. Unë po ndalem vetëm të dy momente më domethënëse, që i kam të përjetuara.

Rasti i parë ishte një ndejë në shtëpinë e Familjes tepër bujare të Xhemajl Durakut, në Malme të Suedisë. Shkas për tu grumbulluar shumë veta ishte ardhje e Z. Adem Demaçi. Me atë rast u grumbulluan edhe tre veteranët, për të cilët isha i informuar se kishin qenë bashkëveprimtarë. Pos Ademit ishin edhe Baca Dan dhe Z. Sabri Novosella.

Fatkeqësisht ndihesha i dëshpëruar nga veprimtaria komplotiste e subverzive e Z. Novosella, siç e vlerësoja atëherë, por edhe nga deklaratat destruktive të Z. Demaçi me kishin dëshpëruar rëndë. Sidomos prononcimi që kishte bërë në intervistën e parë, dhënë një gazetari anglez, se gjatë gjithë jetës asnjë flakaresh nuk e kish “hangër” nga policia dhe gardianët. Vetëm për Bacin Dan e kisha respektin më të madh të mundshëm, simbolikisht do të thosha deri të Dielli.

Pos kësaj, isha i informuar se veprimtarët veteranë, jo vetëm që nuk bashkëvepronin më dhe nuk respektoheshin, por edhe ishin të larguar nga njëri-tjetri, deri në armiqësim. Prandaj, si për dreq, iu drejtova Z. Demaçi: “Si shpjegohet që ju bashkëveprimtarët veteranë nuk bashkëveproni dhe bile as nuk keni respekt të ndërsjell mes jush, që tu kemi shembull ne brezi pasues!?”

Hetova që nuk e mirëpriti pyetjen dhe për të mos heshtur fare, u përgjigj, se secili kishte hallet dhe mendjen e tij.

 

Meqë po kujtoj Bacin Dan, po ofroj reagimin e tij goxha të ashpër: “Nuk është e vërtet se jemi përçarë për shkak të halleve e tek-mendjeve, siç po dezinformon, por për shkak se Ti na dekonspirove të gjithëve kur të burgosen, ne na kanë torturuar deri në prag vdekjes, ndërsa ty nuk të kanë keqtrajtuar fizikisht fare. Pastaj, ke qenë një narcisoid egocentrik i pa presedan. Dihet kush ishim themelues të organizatës sonë, ndërsa nga ti kam pas ftuar të ofrosh mendime e vërejtje për projekt-programin që kishim hartuar. Dhe, siç ishe narcisoid egocentrik e dështak atëherë, i njëjti ngele gjithë jetën. Ti je shkaktar i përçarjeve e largimeve tona, nuk ishim të gjithë…” (perifrazimi i lirë).

  1. Demaçi ngeli si i nemitur për atë gozhdim që ia bëri Baci Dan. E kishte pushtuar dëliri i madhështisë nga respekti edhe primitiv që po i bënin, dhe nuk e mirëpriti ti ndodhte një diskredim aq konkret në prani të gjithë atyre njerëzve.

Megjithatë atë debat e qetësuan ata vet, me përvojën dhe frymën e tyre të debatit, për ti thënë ato që ndienin dhe për të respektuar kritikat e njëri tjetrit, pa përfunduar në armiqësim ekstrem. Atë e çmova si vlerë, që duhej ta përvetësonim!

 

Pak kohë para se të vdiste Baca Dan me bënë telefon nga spitali në Suedi. Isha në Pejë. Me tregoi për gjendjen e tij të rend shëndetësore, për parashikimin e mjekëve se asaj radhe nuk do e mbijetonte sëmundjen. Dhe në fund me tha: “Nuk do të më dal shpirti kollaj, po nuk erdhe të me vizitosh, sepse dua ti besoj disa rrëfime…”

Me tronditi por edhe me mahniti me qetësinë e tij. Nuk kisha si të mos shkoja.

E vizitova në spital. Burrë dinjitoz e kurajoz. Nuk po i bënte syri terrt nga vdekja që po e priste. Me tha se do të ikte nga spitali, të vinte disa orë në banesë, ku do ti rrëfente ato që do të mi besonte. Më pyeti për pajisje incizuese. E njoftova se kisha me vete diktafonin digjital, që quhej mikrodisk. Por meqë paralajmëroi disa orë, pastaj bleva minidisketa, që ti kisha, për çdo eventualitet.

Rrëfeu afër pesë orëve dhe në fund tha tani nuk me mbetet merak asgjë dhe jam i gatshëm të vdes. Konkretisht porositi: “Edhe pse ti rrëfeva, nuk je i detyruar ti publikosh, vepro si ta gjykosh që është më e dobishme. Por, nëse i publikon, të lutëm, mos i zbukuro e ndrysho.”

Pa u menduar gjatë, e falënderova për besimi dhe konsideratën, të cilat mund të ekzistojnë vetëm kur janë reciproke, dhe e njoftova se nuk do ti publikoja shpejt dhe varësisht nga zhvillimet, do të vendosja nëse do ti publikoj ndonjëherë. Dhe vërtet nuk i publikova.

Baci Dan në ekzil çmonte më se shumti Fehmi Lladrovcin. Me habiste energjia e tij për të udhëtuar shpesh me trena të ngadalshëm, për shkak se ishte ofertë në biletë e lirë, nga Suedia deri në Munih (München) të Gjermanisë Jugore. Dhe kur ata ishin bashkë e bashkëbisedonin, ishte kënaqësi unikate për ti vështruar e dëgjuar ata dy Korifenj fisnik.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi për Veprimtarin madhështor, Bacin Dan dhe për të gjithë veprimtarët e çlirimtarët tanë!

 

Ibrahim Kelmendi, shkurt 2016